SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, llogaritet 1,8 % gjatë muajit maj. Rritja e çmimeve u ndikua kryesisht nga rritja me mbi 10% e zarzavateve dhe grupit të vajrave dhe yndyrnave.

Sipas INSTAT, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %, ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit është -0,9 %.

Krahasuar me muajin maj 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin e ushqimeve dhe pije joalkoolikeve, me 3,7 %, pasuar nga ai i komunikimit me 2,8 %, dhe transportit me 2,2 %,

Rritje shënuan edhe çmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit me 1,5 %, argëtimit dhe kulturës me 1,4 %, dhe hoteleve, kafeve dhe restoranteve me 1,1 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e zarzavateve përfshirë patatet” u rritën me 10,1 %, pasuar nga grupi i vajrave dhe yndyrnave me 6,2 %, dhe frutave me 4 %.

Ndërsa krahasuar me muajin prill, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u ulën me 2,8 %, pasuar nga grupi “argëtim dhe kulturë” me 0,3 % dhe pije alkoolike dhe duhan me 0,1 %.///

%d bloggers like this: