BASHKIA NE DITËT E PANDEMISË
= INTERVISTË ME KRYEBASHKIAKUN E SARANDËS, ADRIAN GURMA =
“Ne nuk duam të marrim spaleta, nuk duam të marrim dekorata. Në këtë situatë, ne jemi vetëm për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë. Ky është qëllimi ynë I vetëm”.-tha Gurma.
/SARANDW/ 3 Prill, Radio “SARANDA”/ 04/2020// Gjatë intervistës dhënë për Radion “Saranda” kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, u ndal në fokuset kryesore të punës gjatë këtyre ditëve të jashtëzakonshme të pandemisë.
Fillimisht zoti Gurma u drejtoi një apel audio qytetarëve të bashkisë që ai drejton për të zbatuar rregullat e vendosura nga shteti në këto ditë të vështira.
“Strukturat e organeve të qeverisjes vendore-tha ai,-do të jenë gjithonë në dispozicion te qytetareve për çdo nevojë e problematike që ata do të kenë”.
Ai theksoi edhe nje here apelin e tij per situaten pandemike:.”Është shumë rëndësishme. te them jo vetëm si kryetar i Bashkisë dhe mjek në profesion që për të ndërprerë zinxhirin e kontaminimit apo prekjes nga infeksioni dhe virusi vrastar, te zbatojme distancimin social dhe qëndrimin në shtëpi, veçanerisht shtresat e moshuara që janë edhe më vurnerabël ndaj këtij virusi..-“
Sa i perket masave te marra kreu I Bashkise tha se “ Është ngitur qysh në momentet e para shtabi I bashkisë i kryesuar nga kryetari I bashkisë me angazhimin e të gjitha strukturave, të mbrojtjes së territorit, të sigurimeve shoqërore, shërbimit të postës dhe krejt strukturave të bashkisë.
Jemi 24 orë në 24 në komunikim të vazhdueshëm, në ndjekje hap pas hapi të situatës, kemi ngritur grupet e punës në terren dhe patronazhistët në mënyrë që të asistojmë dhe t’u gjendemi pranë kujtdo që ka nevojë.”
Fokusi I punë sonë ka qenë asistimi I shtresave më vurnerabël por në të njejtën kohë, ne nuk kemi lënë pa kujdesje edhe ata që do t’I quaja një shtresë e veçantë, pensionistët e vetmuar në qytete dhe në fshatra dhe strutkurat e patronazhimit tashme ndodhen pranë tyre .
Sipas kreut të bashkisë, një aspekt tjetër i fokusit të punës këto ditë pandemie, ka qenë edhe ai i shërbimeve që ka të bëjë me higjenën dhe pastërtinë në qytet.për të bërë të mundur që higjena dhe pastërtia të jetë edhe më mirë ndoshta se në ditët normale.
Kjo sipas tij është mundësuar duke angazhuar firmën e menaxhimit të mbetjeve urbane të shpeshtojë shërbimet dhe të kryej edhe dezinfektimet e rrugëve .
Me mundësitë tona kemi angazhuar një grup të efektivave të shëbimit zjarrfikës të cilet kane bërë dezifektimin e të gjithë territorit të bashkise si fazë e pare, rrugë, parqe dhe hapësira publike. Dhe ky process do te jetë peridoik.
I pyetur për numrin e familjeve të asistuara me ndidhma si nje tjetër fokus i punës, kryetari Bashkise pohoi se deri me 2 prill, ky numër arriti në 460 familje por puna vazhdon dhe numri duhet përditësuar.233 prej tyre janë shtresë vurnerabël.
Lidhur me fondet që janë pëdorur për realizimin e ndihmave deri më sot, Gurma përmendi se është përdorur fondi rezervë nga buxheti i vitit 2020., duke shtuar se kemi bërë parashikim te vecantë në buxhetin e 2020-tës për emergjencat civile ne fatkeqësi natyrore. Ai shtoi :“Dua të qetësoj çdo qytetar dhe çdo dëgjues se bashkia Sarandë i ka të ghitha kapacitet për të përballuar situatën për një periudhë të gjatë.”
Nje moment me rendesi ne keto dite pandemie sipas tij, eshte puna me skuadrat vullnetare.
” Pavarësith se deri tani ka patur vullnetarë që janë paraqitur në bashki për t’u angazhuar me skuadrat në terren, për t’ju gjendur familjeve në nevojë, zoti Gurma shprehu thirrjen drejtuar qytetarëvë të tjerë që dëshirojnë t’u bashkohen grupeve të vullnetarëve për të asistuar njerëzit në nevojë në territorin e bashkisë.
I pyetur per përfshirjen e këshillit bashkiak në këto ditë pandemie , ai u shpreh : “Duke patur njohje në terren, këshilltarët kanë kontribuar dhe vazhdojnë ta bëjne këtë për të asistuar grupet tona në terren por në disa raste, kanë kontribuar edhe personalisht me ndihma si kontribute me paketa ushqimore, etj,. .
Per iniciatovat e mundshme nga subjekte tregtare për të ndihmuar në këtë situatë pandemie, Gurma theksoi : “Dua të falënderoj të gjitha bizneset dhe kryesisht bizneset e supermarketeve, pa përjashtuar asnjë që këto ditë kanë kontribuar, janë vetofruar për të dhënë ndihmat e tyre për familjet në nevojë.
Me tej Gurma theksoi se i bën thirrje cdo subjekti që dëshiron të kontribuojë, të adresohet te bashkia pasi bashkia si institucion I ka të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për të adresuar, asistuar dhe orientuar më mirë këto ndihma te familjet e duhuara në këto ditë të vështira.
“Ne nuk duam të marrim spaleta, nuk duam të marrim dekorata –tha Gurma.-Në këtë situatë ne jemi vetëm për të ndihmuar qytetarët që kanë nevojë. Ky është qëllimi ynë I vetëm.-tha Gurma.
Kryebashkikau I Sarandës në intervistën për Radion “Saranda” iu drejtua qytetareve jo vetëm si titullar I bashkisë por mbi të gjitha si mjek me një apel per moshën e trete, për të qëndruar në shtëpi që siç u shpreh ai Qendroni në shtëpi që të ritakohemi nesër dhe ta jetojmë jetën në noromalitetin e saj”,
Kryetari bashkise Adrian Gurma e përmbylli intervistën e tij me nje falëndërim për njerëzit e mediave “
“Dua t’ju falenderoj juve. Edhe ju jeni në vijën e parë të frontit, edhe ju keni pjesë në heroizmin e mdh të mjekëve, të policëve dhe të gjithe njerëzve që përballen në vijën e parë”..u shpreh kryetari i bashksië Adrian Gurma për Radion “Saranda”
//R-SR//
ME SHUME LAJME
Berisha: Afera e Skavicës, korruptive
Rama, rubrikë të re bashkëbisedimi
Shqiptari u arrestua padrejtësisht nga policia britanike, Rama: Dëshpëruese, persekutorët të mbajnë përgjegjësi