SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

IPARD III, grant 60% të investimit për diversifikimin e fermave

 Nga Etleva XHAJANKA

Programi i granteve IPARD mbështet një gamë të madhe investimesh në zonat rurale që lidhen me përmirësimin e jetës dhe ekonomisë në këto zona. Pjesë e rëndësishme e këtyre investimeve janë bujtinat rurale dhe aktivitetet artizanale.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se programi IPARD III për Shqipërinë (2021-2027) u miratua nga Komisioni Europian pas suksesit të përthithjes së fondeve të IPARD II nga ana e Shqipërisë. BE rriti angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare duke miratuar në Bruksel buxhetin për programin IPARD III me 112 milion euro nga pala europiane dhe 34 milionë euro nga Qeverisë Shqiptare, pra në total 146 milionë euro.

Një nga masat që mbështet ky program është edhe ajo për investimeve në fermat diversifikuese.

Objektivat specifike të masës 7 synojnë krijimin, diversifikimin dhe zhvillimin e aktiviteteve rurale, nëpërmjet mbështetjes për investime në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e aktiviteteve jo bujqësore në sektorët e mëposhtëm: prodhimi i kërpudhave, bletarisë, bimëve zbukuruese dhe kërmijve; përpunimi dhe tregtimi i MAP-ve të egra, kërpudhave dhe bletarisë; përpunimi në fermë dhe tregtimi i drejtpërdrejtë i produkteve bujqësore; akuakultura; natyra dhe turizmi rural; shërbime për biznesin dhe popullsinë rurale; zejtaria dhe industria e prodhimit; prodhimi dhe përdorimi i energjisë së rinovueshme për efekte mbështetëse biznesi.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shpjegoi se sa do të jetë vlera e grantit nga IPARD III për investime në fermë.

Sipas MBZHR-së, kostoja minimale totale e pranueshme e investimit për projekt është 10,000 euro dhe maksimumi është 400,000 euro. Një aplikanti mund t’i jepen më shumë se një projekt, por kostoja totale e pranueshme e investimeve për përfitues sipas kësaj mase nuk mund të kalojë 600,000 euro për të gjithë periudhën programore.

Intensiteti i ndihmës është deri në 60% të kostos totale të pranueshme të investimit por mund të rritet deri në 70%, në rastet kur investimet kryhen nga fermerë të rinj dhe fermerë të certifikuar organik apo bashkësi fermerësh.

Mund të jepet 10% shtesë për investimet në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, energjinë e rinovueshme dhe investime të tipit të ekonomisë me qark të mbyllur (ripërdorim efikas i materialeve të mbeturinave). Për llojet e mësipërme të investimeve, intensiteti maksimal i ndihmës nuk mund të kalojë 75%. ///

error:
%d bloggers like this: