Atraksioni më i njohur turistik i Italisë, Koloseu i Romës, do të rihapet përsëri më 1 qershor, pas gati tre muajve i mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.
“Muajt e fundit, gjatë të cilëve Koloseu dhe Forumi Romak u mbështollën në një heshtje surrealiste, të vështirë për t’u pranuar, kanë qenë shumë të vështira”, njoftoi Parku Arkeologjik i Koloseut në një deklaratë.
Vizitorët e tij tani do të duhet të rezervojnë paraprakisht, të vënë një maskë dhe të skanojnë temperaturën e trupit në hyrje. Ata do të pranohen çdo 15 minuta, në grupe deri në 14 persona.
Personat që dëshirojnë të shohin Forumin Romak do të duhet të ndjekin katër itinerare fikse përmes rrënojave, me një kohëzgjatje që varion nga gjysmë ore në dy orë e gjysmë./
ME SHUME LAJME
10 vite drejtues i vendit, keni plane të vijoni? Rama për BBC Radio: S’do ndalem sa kohë ndjej zjarr brenda meje
Rama në BBC: T’i vësh krimit vulë etnike është në vetvete krim
Himarë. Pranga për një 38 vjeçar. Rast i veprimtarisë kriminale kundrejt fitimit për trafikim klandestinësh.