SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ditët e fundit dhe ngjarjet, na sollën ndër mend shumë histori me James Bond …Seri të tëra, aktorë të ndryshëm dhe mbi të gjitha ngjarje të shumta të qëna dhe të pa qëna…Shumë fantazi edhe nga anët tona…Nuk e di në se janë skenarë filmash apo ngjarje të vërtetα ç’ka dëgjojmë…

Një herë e në një kohë…. FBI, CIA, KGB, përpiqeshin të dëshmonin se ishin më të mirët në kapjen e kriminelëve apo në rekrutimin e agjentëve… Një njeri, me një post të lart nga anët tona (dhe i gjatë) vendosi ti vinte në provë… Ai lëshoi një ‘’lepur’’ të besuarin e tij, me një çantë plot informacione nga ‘’kopshti’’ zoologjik në një pyllë… Misionet filluan të veprojnë,u hodhën në ‘’kërkim’’… FBI, mori shumë këshilla dhe informacione për vendodhjen e ‘’lepurit’’, vendosi informatorë të kafshëve në të gjithë pyllin, thiri në pyetje të gjithë dëshimtarët e bimëve dhe të mineraleve dhe arriti në përfundim se lepuri nuk ‘’ekzistonte’’, por edhe mund të…’’ekzistone’’.

CIA, dogji gjithë pyllin dhe tha se nuk kishte ‘’lepur’’. KGB-ja nxori nga pylli një njeri me çantë plot me para duke e rrahur, ndërsa ai bërtiste ok, ok, unë jam ‘’lepuri’’… Një skenar nga shumë që qarkullojnë në zyra , në ekrane, rrjete, dhe mendjen e njerëzve…Një skenar i ‘’bukur’’ dhe praktik , pa shumë fjalë… Mjafton të hedhësh një gurë në lumë…Skenarët fillojnë e thuren vetë. Se fjalët e shumta i mer era … S’ka nevojë ti marrësh me rradhe kanalet, dhe të bëshë shpjegime … Ai që flet ‘’mbjell’’, ai që dëgjon korr ‘’frytet’’. Fjalët jetojnë më shumë se veprat…Përderi sa nuk flet, e kontrollon fjalën, por sa të dalin nga goja, të kontrollojnë ato…

Do kujdes…Se pastaj krijon një ‘’ikonë’’ që bërtet aq fortë sa nuk dëgjojmë asnjë fjalë nga ato që thua…Kështu e kanë këto punët me agjendë dhe sidomos tani që duam një tjetër ‘’artist’’…një tjetër Son Koneri. Kohët e fundit është folur shumë për James Bondin e ri. Kush do të jetë 007 i ardhshëm? Nuk e dimë, por kemi në dorë prova të ndryshme dhe ‘’thashetheme’’ që qarkullojnë …Me kalimine kohës janë dëgjuar emra të njohur… E vërteta është se ankthi është i madh dhe ‘’fansat’’ kanë filluar të bëhen të padurueshëm. A e keni mendur se James Bondi i ri të jetë shqiptari 006 ½ !//sarandaNews.al///

error:
%d bloggers like this: