SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Një nga investimet më të mëdha në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore është sot ajo e sistemit të vaditjes të Janjarit, në zonën e Konispolit.

E degraduar prej vitesh në një bombë me sahat, sot sistemit të vaditjes të Janjarit, është në funksion të plotë, me 20 milionë m3 ujë për rreth 5 mijë hektarë tokë buke në të gjithë zonën e Konispolit, në jug të vendit.

Kryeministri Edi Rama, ka sjellë pamje nga kjo vepër mbresëlënës, teksa shprehet: “Ja një nga investimet më të mëdha në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore, ajo e sistemit të vaditjes të Janjarit, degraduar prej vitesh në një bombë me sahat dhe sot në funksion të plotë, qysh prej muajit prill me 20 milionë m3 ujë për rreth 5 mijë hektarë tokë buke në të gjithë zonën e Konispolit”.

Falë investimeve të qeverisë në këto vite sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga rreth 120 mijë ha që ishte në vitin 2013, në 255 mijë ha në vitin 2020, një nga plot dëshmitë kuptimplota të rilindjes që vazhdon edhe në bujqësi. Rritja e sipërfaqeve të ujitshme të tokës janë dëshmi e transformimit të madh që ka bërë sektori bujqësor, ku është ndjeshëm prodhimi dhe eksporti i produkteve bujqësore “Made in Albania”.

Qeveria ka rritur investimet në ujitje me 188 % financim të drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve për rritjen e prodhimit bujqësor, duke e çuar në 100 milionë USD fondin e  investuar në infrastrukturën e ujitës dhe kullimit, për periudhën 2017-2021./ATSH///

%d bloggers like this: