SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Pianisti 9-vjeçar Stelios Kerasidis dhe Symhonic Rebetiko përpunuar dhe risjellë nga Yannis Belonis, në bashkëpunim me Operan Kombëtare Greke çelën ne mbremjen e se henes javën e kulturës greke, në një koncert në sheshin “Skënderbej”, që u ndoq nga qytetarë të shumtë.

Symphonic Rebetiko erdhi në Tiranë për të prezantuar traditën muzikore greke me karakter të fortë simbolik, ideologjik dhe artistik. Nën notat e muzikës ata sollën për publikun një mbrëmje të paharrueshme.

Nga 23-29 maji  zhvillohet në Tiranë, Fier, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë, “Java Kulturore e Greqisë”.

Kjo javë është pjesë e Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, nismë e qeverisë shqiptare me moton “Shqipëria mikpret botën”, e që synon njohjen e kulturave dhe traditave të tjera nga qytetarët shqiptarë, ku marrin pjesë 17 vende të ndryshme të botës si dhe vende të Bashkimit Evropian.

Gjatë Javës Kulturore të Greqisë do të organizohen edhe mjaft veprimtari të tjera si ekspozita me punime artistike dhe grafiti nga Kyriakos Iosifidis, shfaqja e filmave “Eftychia”dhe Apples” në teatrin “Zako Çajupi”, ekspozita “Pikturë në qeramikë” me metoda antike nga artisti Athanasios Katsaras në Tiranë.

Ndërsa në pedonalen e Shkodrës në 25 maj organizohet eventi i gastronomisë, përgatitje e pjatave tipike të kuzhinës greke, në Apoloni në Fier do të organizohet “Miti i Amazonave”art, kërcim dhe teatër nga koreografia Artemis Ignatiou dhe kompozitori Miran Tsalikian.

Pjesë e programit është edhe eventi i gastronomisë në Pazarin e Ri në Tiranë, ku do të përgatiten pjata tipike të kuzhinës greke, etj.///

error:
%d bloggers like this: