SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga agroturizmi “Maria” në Libohovë, i cili ka pasur mbështetjen e programeve të AZHBR-së. “Agroturizëm “Maria” në Libohovë është një tjetër vlerë e shtuar për turizmin shqiptar. Një investim i familjes Kallajnxhi që me ndihmën e programeve të AZHBR-së kanë krijuar këtë oaz qetësie në fshatin e bukur Labovë e Kryqit”, u shpreh Rama.

“Bujtina e ndërtuar e gjitha në gur në linjë perfekte me arkitekturën e ndërtesave të krahinës, ofron për turistët akomodim në 8 dhoma, kuzhinën tradicionale përgatitur nga duart e arta të amvisave labovite por dhe një guidë të veçantë turistike në terrene antike e plot natyrë si Kisha e Shën Marisë, Kalaja e Labovës, Kanionet e Lumit të Suhës, apo Ujëvara e Selckës, të gjitha destinacione që mund të arrihen lehtësisht në këmbë”, theksoi Rama.

Mbështetja për agroturizmin dhe programi i “100 Fshatrave” kanë nxitur investitorët të ngrenë struktura akomoduese për vizitorët, të cilët, bashkë me natyrën tashmë mund të shijojnë edhe ushqimet tradicionale.

Nëpërmjet programit mbështetës të zhvillimit rural synohet evidentimi i produkteve lokale tradicionale të çdo zone, drejt një ekonomie lokale të konsoliduar.

Mbështetja financiare ndihmon prodhuesit e vegjël në rritjen e kapaciteteve prodhuese, plotësimin e standardeve dhe siguruar cilësi, për të mundësuar që këto produkte të gjenden kudo. Në të njëjtën kohë fuqizohen zonat rurale, nëpërmjet orientimit të investimeve në këto zona.///

error:
%d bloggers like this: