
“Bujtina Gle Alb ” ne Dukaj te Tepelenes, eshte nje nga njesite turistike akomoduese me te reja, e vene ne funksion rreth kater jave me pare ne rajonin e Tepelenes.

Bujtina Gle Alb gjendet rreth 8 km ne fshatin Dukaj larg qytetit te Tepelenes




Gjate qendrimit ne Bujtine keni mundesine te vizitoni keto asete arkeologjike, historike e natyrore:
KALANE E QYTEZËS Vendbanimi i fortifikuar i Qytezës ndodhet në veriperëndim te fshatit Dukaj. Është identifikuar fillimisht nga Hasan Ceka gjatë ekspeditave të para përnjohëse të vitit 1952. Ndodhet rreth 300 m lartësi, në një kodër te vogël, që del në drejtim të lindjes nga shpati i malit mbi luginën e Vjosës dhe njëkohësisht mbi Horën.

Fortifikimi i Qytezës rrethon gjithë sipërfaqen e syprinës se kodrës me planimetri katërkëndëshe, me gjatësi 70-80 m dhe zë një sipërfaqe prej 0.5 ha. Muret janë shumë të dëmtuara, por ruhen akoma një pjesë e tyre. Nisur nga disa elementë të mbetur nga muri rrethues, vendbanimi datohet në shekullin III-II para Krishtit. Siç duket, kemi të bëjmë me një vendbanim që i ka paraprirë Horës, ose ka kryer funksionet e mbrojtjes së saj, të cilën e ka humbur me kalimin e kohës. Është shpallur monument kulture në vitin 1963.
Pervec Kalase se Qytezes rreth 20 min ecje mund te zbrisni dhe te freskoheni buze lumit te Vjoses.

“Bujtina Gle Alb ” ne Dukaj te Tepelenes, pason bujtinat e tjera te njohura ne rajonin e Tepelenes me pasuri te pafundme gjeonatyrore, historike e arkeologjike. Pervec kesaj njesie te re akomodimi turistik ne hapesiren gjepgrafike te pellgut te Tepelenes jane te njohura edhe bujtina “XHEBRO” ne kembet e mait te larte te Kendrevices-Nivice-Kurveklesh i Siperm; bujtinat “GOLIKU” de “MIRA” ne Peshtan-Tepelene, Bujtina “SOFIA” Gllave, Tepelene, etj,./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sot, aktiviteti “Rinia Sarandë”.
Parashikimi i motit, e premte, 22 shtator 2023
Sarandë. Aksidentohet me makine një 71 vjeçare ne qytet