SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në zonën e mbrojtur “Parku Kombëtar Detar Karaburun–Sazan”, Vlorë është e ndaluar të kryhet çdo lloj aktiviteti peshkimi. Rregullorja e përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi, duke ndaluar aktivitetet e peshkimit në gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit.

Sipas relacionit që shoqëron këtë rregullore, gjithashtu është vendosur që aktiviteti i peshkimit çlodhës-argëtues të kryhet në një distancë jo më të vogël se 500 m nga mjetet e peshkimit profesional.

Rregullorja thekson se, peshkimi çlodhës argëtues ndalohet të kryhet gjatë sezonit turistik në orarin 8:30 me 19:30, në një distancë jo më të vogël se 200 m nga plazhet dhe 100 m nga brigjet shkëmbore.

Përjashtimisht, ky aktivitet kryhet në mole dhe shkëmbinj edhe gjatë sezonit turistik në oraret e ndalimit, me kallama dhe grepa dore vetëm në mungesë të pushuesve.

Ndryshime ka edhe sa i takon peshkimit nënujor amator, ku ndalohen të përdoren bombola oksigjeni gjatë zhytjes; ndalohet të ushtrohet aktiviteti në një distancë më të vogël se 100 m në plazhet shkëmbore.///

%d bloggers like this: