SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

NJë event artistik me fokus talentet e shkollave në pikturë, shënoi në Tepelenë dita e parë e prillit.

Në mjediset e pallatit të kulturës në Tepelenë u hap të shtunën ekspozita e pikturës “Qyteti im Evropian”. 40 autorët, nxënës nga shkolla të ndryshme në territorin e Bashkisë paraqitën punimeve në pikturë (vizatime, grafika, akuerele, punime me bojra etj), mbi atë se si ata e mendojnë dhe e perceptojnë qytetin e tyre ideal.

Si e mendojnë dhe perceptojnë qytetin me mjedise më të jetueshme, me mjedise më të gjelbërta, me hapësira më të bollshme, ku ata mund të luajnë, të argëtohen, pra ta kalojnë sa më mirë kohën e lirë me bashkëmoshtarët e tyre, por dhe me gjeneratat e tjera.

Projekti u organizua nga ABC Tirana Club e mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në bashkpunim me ZA dhe shkiollat e kësaj Bashkie.

Burime nga ABC Tirana Club bënë të ditur për sarndaNews.al se Synimi i ABC Tirana Club është që “Qyteti im Evropian” të përfshijë sa më shumë talente në çdo cep të Shqipërisë. Të jetë aty ku ka të rinj që kanë ide kreative, por dhe që duan të jenë proaktivë në çështjet e komunitetit.”/sarandaNews.al///

error:
%d bloggers like this: