SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Jug: Rama, konfirmon kryebashkiaken e parë

Socialistët në zgjedhjet lokale të vitit 2023 do të rikandidojnë Alma Hoxhën për një mandat të dytë. Këtë la të kuptohej kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij gjatë takimit që zhvilloi në Përmet. “Në Përmet gjithçka fillon dhe mbaron me Almën”, u shpreh Rama. Më pas kryeministri bëri humor me faktin që deri më tani nuk kishte një grua bashkëkryetare të PS-së në Përmet.

“Nëse këtu do kishte vetëm burra, nuk do i thonin qyteti i trëndafilave. Se gratë dhe vajzat e Përmetit janë të vecanta”, u shpreh Rama teksa njoftoi edhe emrin e një zonjne tjetër që do të jetë bashkëkryetare e PS-së me Edvin Tuçin.///

error:
%d bloggers like this: