Kanë përfunduar punimet e mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit, në “Urën Jesir”, pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, për vitin 2022.


Ura Jesir është Monument Kulture i Kategorisë së parë. Punimet e mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit, kryesisht konsistuan në pastrim nga bimësia e ulët në trupin e urës dhe në territorin përreth, restaurim i çarjeve në trupin e urës, restaurim i kalldrëmit të urës, plotësim i fugave etj.
Tashmë “Ura Jesir” është plotësisht funksionale dhe një vlerë e shtuar ndër atraksionet kulturore të fshatit Kalasë, në bashkinë e Delvinës. Ura Jesir është ndërtuar në periudhën e Ali Pashë Tepelenës, me gjatësi 28.6 m, gjerësi 2.45 m, hapësirë drite të harkut 12 m dhe lidhte më parë dy lagjet më të vjetra të fshatit Kalasë.

Specialistët e DRTK Vlorë, janë duke punuar në objekte të ndryshme të Trashëgimisë Kulturore. Më herët u njoftua për restaurimin e një tjetër ure, ajo e Leshnicës së Poshtme, si dhe disa shtëpi të qarkut Vlorë, që kanë përfituar nga “Bonusi i Rijetësimit”.///
ME SHUME LAJME
Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 dhjetor 2023
Parashikimi i motit, e martë, 5 dhjetor 2023
SOFT NEWS – Mbajtja e një qeni ul rrezikun e demencës