SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kapet 59 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, policia pikasi kamionin e parkuar…Shoferi u gjet i vdekur.

59 kg marijuanë është kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar të Igumenicës. Policia ka njoftuar se droga është gjetur në një kamion, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës, ndërsa pas kontrolleve policia ka gjetur shoferin të pajetë.

Brenda kamionit u gjetën tre kuti kartoni, në të cilat ishin 54 pako me 59 kg marijuanë. Droga kishte si destinacion përfundimtar Athinën. Policia greke ka arritur të kape një shtetas grek, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim. Të dy këta shtetas kanë tentuar të çajnë kamionin me qëllim marrjen e drogës.///

error:
%d bloggers like this: