Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u takua me një grup gazetaresh të reja.
“Gazetaret ishin ish-pjesëmarrëse në Laboratorin e Gazetarisë Investigative, program i mbështetur nga Ambasada e SHBA, të cilat kanë themeluar OJF-në “Lajmëtarja”, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë.

Ambasadorja Kim dëgjoi gjetjet e punës së tyre kërkimore mbi situatën e gazetarëve në Shqipëri dhe i nxiti ato të qëndrojnë bashkë dhe të punojnë fort për të promovuar kushte të duhura pune për të gjithë gazetarët, burra apo gra. “Lajmëtarja” do të prezantojë gjetjet e studimit së shpejti.///
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’