Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim foli sot në një intervistë për Report TV lidhur me mundësinë që shqiptarë të udhëtojnë pa viza drejt SHBA. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u shpreh se, Shqipëria është në rrugën e duhur që të udhëtojë në SHBA pa viza.
“Varet nga çfarë ndodh në Shqipëri. Por mund të them këtë. Kur japim, kur vendosim të japim viza dhjetë-vjeçare, kuptimi është që jemi optimistë për dhjetë vitet e ardhshme”, u shpreh Kim.
“Nuk bëj dot parashikim se kur saktësisht do të mund të udhëtojmë pa viza fare, por mund të them se jemi në drejtimin e duhur. Një nga këta tregues është tregtia, biznesi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Kim.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës