SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot se “janë miratuar dy ligje të rëndësishme mbi aktivitetet e lundrimit, që i hapin rrugë zhvillimit të ekonomisë ‘blu’”.

“Ligji i veprimtarive lundruese zhvillon këtë sektor të turizmit aq shumë të dëshiruar, si aktiviteti i zhytjes, lundrimin turistik, bashkitë duhet të bëjnë hartën e aktiviteteve detare”, tha Klosi.

Ai tha se “hapja e këtij biznesi ka nevojë për regjistrim për profesionistë që do të punësohen”.

“Për mole ku do ankorohen, e mole më të mëdha. Shqipëria duhet të vendosë rregulla për të krijuar destinacion europian të qëndrueshëm. Do të fillojmë nga Vlora për të vazhduar me gjithë bregdetin”, tha ai.

Klosi tha se “kemi nevojë për kontroll shumë të fortë të bregdetit për të zhvilluar turizëm detar ekologjik”.

Ai tha se së shpejti do të operojmë për të kontrolluar territorin. “Për mbajtjen pastër të territorit. Ju e patë vetë se me mbylljen nga COVID, bregu u mbush me gurë nga firmat. Kjo nuk duhet të ndodhë. Ne do e kontrollojmë për çdo ndërtim, inerte, kioska. Prandaj ta ruajmë detin, të mos na ndodhë si me tokën. Të krijojmë turizëm detar ekologjik”, tha ai.

error:
%d bloggers like this: