SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi se “Erion Veliaj do të jetë sërish kandidat i mazhorancës për zgjedhjet e ardhshme vendore”.

I ftuar në një studio televizive, Klosi tha se të gjithë sondazhet e nxjerrin Veliajn fitues të thellë në Tiranë.

Ai shprehu bindjen se Veliaj do të ketë jo vetëm mbështetjen e PS-së, por dhe të qytetarëve.

“Tirana është shembulli më i plotë i të gjithë këtyre që ne folëm, mënyrën se si kemi reaguar, si kemi qeverisur. Një bashkëpunim jashtëzakonisht i suksesshëm ndërmjet qeverisë qendrore dhe lokale dhe siç e ka thënë edhe kryeministri, nuk ka arsye që Erion Veliaj të mos rikandidojë për bashkinë e Tiranës dhe pa dyshim të gjithë sondazhet e nxjerrin fitues të thellë të kësaj bashkie. Do të ketë mbështetjen e gjithë PS-së, por natyrisht edhe të qytetarëve”, tha Klosi.///

error:
%d bloggers like this: