SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Klosi: Turizmi, jo pacienti zero, por doktori që mund të kurojë ekonominë

/04/04/2020/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u shpreh se, është e vështirë të flasësh për shifra konkrete të dëmeve në turizëm, nga situata e COVID-19.

Gjatë një emisioni televiziv, Klosi theksoi se turizmi nuk është problematikë e momentit, por e gjithë sezonit që do të vijë gjatë vitit.

Megjithatë, ministri shtoi se, janë një sërë institucionesh që po punojnë për atë çfarë do të ndodhë pasi pandemia të përfundojë. Ai tha se ekspertët do t’i paraqesin qeverisë një plan tjetër të ndihmës për sektorin e turizmit.

“Koronavirusi e frenoi turizmin sezonal. Kjo situatë e krijuar nga pandemia globale ishte goditja e dytë në pak kohë për këtë sektor, pas tërmetit. Gjithsesi unë besoj se normaliteti do të kthehet gradualisht” – tha Klosi.

Ai u tregua optimist teksa e cilësoi turizmin si një sektor që do ta kurojë ekonominë.

“Turizmi nuk do të jetë pacienti zero i ekonomisë shqiptare. Përkundrazi, do ta kurojë atë. Këtë e them me bindje sepse turizmi është sektori që sjell më shumë para CASH në ekonominë shqiptare” – tha Klosi./R-SR//

error:
%d bloggers like this: