- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm ka vizituar kompozitorin e njohur, Limoz Dizdari, i shtruar prej disa ditës në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Manastirliu ka vlerësuar punën fantastike të mjekëve, të cilët kanë kryer një ndërhyrje të vështirë.

“Keni bërë një punë fantastike. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë. Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur. Isha e bindur që do t’ia dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ia dalë”, ishte vlerësimi i Manastirliut.
Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” shpjeguan se ndërhyrja ishte delikate dhe e kryer në kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda. Ndërsa pohuan se një tjetër aleat i tyre ishte vetë muzika e kompozitorit. “Është bërë një punë fantastike. Të gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar përgjatë 2 javëve, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë, por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej. Për fat për dy ditë reagoi mirë”, shpjeguan mjekët.///
ME SHUME LAJME
Tuneli i Kardhiqit, sot gati për transportin publik: Tiranë-Shijan-Sarande.
Parashikimi i motit, 2 korrik 2022
“Shtegu i bregdetit të jugut” Dhërmi-Livadh i shtohet Rivierës për të pasionuarit e ecjes në natyrë