Kryetari i Bashkisw Adrian Gurma dhe keshilltaret bejne betimin dhe nisin nga puna.
SARANDE, 06/08/2019-RADIO SR/
Eshte konstituuar sot këshilli i ri bashkiak i Sarandës, produkt i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Në ceremoninë e konstituimit në sallën e konferencave në hotel “Butrinti”, përveç këshilltarëve të rinj, morën pjesë qytetarë të Sarandës dhe Ksamilit, intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile,etj. Ishin të pranishëm edhe prefekti I qarkut të Vlorës Flamur Mamaj si dhe deputetët e këtij qarku Alket Hyseni, Damian Gjiknuri dhe Andrea Marto.
Pas çeljes së punimeve nga sekretarja në detyrë e këshilli bashkiak Androniqi Llambri, këshilltari më i vjetër në moshë, Mehmet Nelaj mori drejtimin e axhendës ditore të mbledhjes konstituuse duke drejtuar betimin e këshilltarëve, zgjedhjen e komisionit të mandateve dhe atij për zgjedhjen e kryetarit të këshillit bashkiak dhe dy nënkryetarëve të këtij këshilli.
Mes dy kandidaturave: Asaf Stroka , paraqitur nga këshlltari Gjergji Ymeri në emër të grupit të këshilltarëve socialist dhe Sotir Cipa (PS) , me votim të fshehtë dhe me shumicë votash fitoi Asaf Stroka.
Këshilli votoi gjithashtu edhe për dy zëvendës kryetarë, përkatësisht Dafina Allkushi e PS-s dhe Ibrahim Barjami i Bindjes Demorkatike.
Në vijim, kryetari i ri i këshillit Asaf Stroka ftoi kryetarin e bashkisë Adrian Gurma të bëjë betimin. Zoti Gurma
Në fjalën e parë para këshilltarëvë vuri në dukje:
“ Në katër vitet e ardhshme do të jem shërbëtor dhe kryebashiak i të gjitheë qytetarëve, jo vetëm I atyre që më kanë votur për të bërë më të mirën së bashku me këshillin bashkiaka për qytetin tone, për të berë më të mirën për Sarandën. “
Nga ana etij, prefenti I Qarkut Vlorë Flamur Mamaj I uroi punë të mbarë këshillit të ri bashkiak dhe kryebashiakut Adrian Gurma. “ Administrimi Sarandës, -tha Mamaj,- tashme i kalon nje mjeku dhe jam i sigurt se Adriani do të dijë më së miri ta bëjë atë më përkushtim, interitet, devocion dhe me një bashkëpunim shumë më të mirë dhe cilësi të spikatura gjatë ushtrimit të detyrës”.
Pas votimit të pesë këshilltarëve si anëtarë të këshillit të qarkut Vlorë, keshilltarët dhe të ftuarit shoqëruan kryebahskiakun Adrian Gurma në detyrën e re në zyrën e tij në bashkinë e Sarandë,
Adrian Gurma, me formimin universitar si mjek,zëvendësoi në këtë detyrë ish kryeraren e bashkisë Florjana Koka e propozuar nga PS .Gurma vjen në këtë detyrë pas një punë rreth një vit në krye të nënprefekturës së Sarandës.
Kryeari I këshillit bashkiak të Sarandës Asaf Stroka është jurist me detyrë përmbarues, ndërsa dy zvëndëskryetarët: Dafina Allkushi (PS) është mësuese dhe homologu i saj Ibrahim Barjami (PBD), mjek.///

ME SHUME LAJME
Sarandë. Shpallet në kërkim 37 vjeçari
Dita Ndërkombëtare e Qumështit, Krifca: Tufat e vogla po ia lënë vendin fermave të mëdha, mbështetje me grante e trajnime
Sarandë. Salla e Bashkisë, gumëzhin nga zërat e vogëlushëve të shkollës “DEA”