SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Korfuz. Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë, 8 në pranga

Policia e Korfuzit goditi një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt ishullit grek dhe më pas e shpërndante atë, duke arrestuar 8 persona mes të cilëve dy prej drejtuesve të grupit. Është identifikuar dhe shpallur në kërkim drejtuesi kryesor i grupit, i cili ndodhet jashtë Greqisë si dhe një bashkëpunëtor i tij, që ndodhet në burg në Greqi. Janë identifikuar dhe vënë në hetim 20 persona, të cilët kanë blerë lëndë narkotike nga ky grup kriminal.

Ky grup kriminal ka filluar te funksionojë prej muajit korrik 2021. Këtij grupi në 2 korrik 2021 i janë sekuestruar 3.6 kg marijuanë, në 1 qershor 2022 i janë sekuestruar 2.8 kg marijuanë, në 29 qershor 2022 i janë sekuestruar 4.7 kg marijuanë, në 1 shtator 2022 i janë sekuestruar 4.4 kg marijuanë dhe në 27 tetor i janë sekuestruar 3.4 kg marijuanë.

Kreu i grupit është një shtetas shqiptar 34-vjeç me banim të përhershëm jashtë Greqisë, i cili furnizonte grupin me drogë. Nëndrejtuesit e grupit janë një grek 54 vjeç dhe një grek 77 vjeç, të cilët u arrestuan dje. Drejtuesi i grupit ishte përgjegjës për trafikun e drogës nga Shqipëria në Korfuz si dhe udhëzonte dy grekët për shpërndarjen e drogës.

Në nivelin e dytë të grupit janë 7 persona, 3 grekë, dy meshkuj 50 dhe 63 vjeç dhe një femër 30 vjeç si dhe 4 shqiptarë 34, 47, 68 dhe 35 vjec. Ky i fundit ndodhet në burg në Greqi i arrestuar më 31 gusht 2022.

Gjatë kontrolleve ditën e djeshme janë gjetur dhe sekuestruar 567 gram marijuanë, 2 peshore elektronike, 3970 euro, 1 motorr, 1 makinë, 6 celularë. Sasia totale e marijuanës së trafikuar, nga aktiviteti kriminal i grupit në periudhën në shqyrtim, nga korriku 2021 deri në asgjësimin e tij, arrin në të paktën 30 kilogramë, nga të cilat 19 kilogramë janë konfiskuar ndërsa përfitimi financiar total llogaritet të kalojë 180.000 euro.///

error:
%d bloggers like this: