SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Krifca me homologun italian: Ndihmojmë fermerët të dalin në tregje ndërkombëtare, program i veçantë për vajin e ullirit

– Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca gjatë vizitës zyrtare në Romë, u prit në takim nga ministri i Bujqësisë dhe Sovranitetit të Ushqimit, Francesco Lollobrigida me të cilin diskutuan mundësinë e rritjes së prezencës së produkteve shqiptare në tregun italian.

Lidhja direkte e pikave të grumbullimit me hipermarketet italiane për fruta dhe perime ishte një nga temat kryesor ku u fokusua biseda.

Takimi mes dy ministrave solli në diskutim dhe rritjen e potencialit të bashkëpunimit për ullirin, një kulturë që ka mjaft zhvillim në vendin tonë vitet e fundit shoqëruar me prodhim të mbarë dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese për vajin e ullirit. Ministri italian Francesco Lollobrigida theksoi se Italia ka nevojë për tregje ku të blejë ullirin dhe vajin e përpunuar dhe prodhimi shqiptar i plotëson kërkesat e kompanive italiane.

Ndërkohë Ministrja Krifca krahas angazhimit për të lidhur prodhuesin shqiptar me blerësin italian kërkoi dhe afrimin e ekspertizës teknologjike italiane për përpunimin cilësor për prodhuesit vendas në një kulturë prodhimi shumë të rëndësishme për Shqipërinë.

Takimi vjen pas bisedimeve pozitive mes kryeministrit Rama dhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni në samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Tiranë.///

error:
%d bloggers like this: