SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Krifca: Pikat e grumbullimit, rrisin vlerën e produkteve në tregjet e shitjes

Nga Etleva XHAJANKA

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po e mbështet rritjen e prodhimit bujqësor paralelisht edhe me shtimin e pikave të grumbullimit dhe agropërpunimit, sipas standardeve më të mira, që i shtojnë vlerë produktit deri tek konsumatori final.

E pyetur sot pas mbledhjes së qeverisë, për shpërdorimin e prodhimit vendas nga disa fermerë në zonën e Korçës, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “Skema kombëtare e mbështetjes, është pikërisht instrumenti i duhur që mbështet uljen e kostove të prodhimit dhe ngritjen e pikave të grumbullimit dhe agropërpunimit”.

“Ne vitet e fundit kemi parë një situatë krejtësisht të re, për sa i takon ndërtimit të kapaciteteve grumbulluese, frigoriferëve dhe pikave të përpunimit gjithnjë e më shumë me teknologji të avancuar, që rrisin kapacitetet grumbulluese të prodhimeve të fermerëve tanë, si dhe i përpunojnë ato me standardet më të mira”, u shpreh Krifca.

Ministrja solli në vëmendje, shembullin e bashkisë Korçë, ku gjatë këtyre viteve të fundit janë ndërtuar mbi 15 pika grumbullimi të produkteve bujqësore, apo linja agropërpunimi që i përpunojnë produktet e zonës, duke i shtuar vlerën atyre në tregjet e shitjes.

“Pikat e grumbullimit dhe të agropërpunimit është një sfidë që ne po e adresojmë vazhdimisht”, tha Krifca.

“Në Korçë gjithashtu, në bashkëpunim me fermerët dhe bashkinë, ne po ndërtojmë një inkubator për grumbullimin e prodhimeve tipike të zonës, si molla, kumbulla, qershitë, që krijon mundësinë jo vetëm të magazimit, por edhe të përpunimit të tyre, më tej të certifikohen si produkte me vlerë të shtuar në treg”, theksoi ministrja.

Ajo tha se, do të vijojmë mbështetjen për investime të reja në këtë sektor.///

error:
%d bloggers like this: