SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Etleva XHAJANKA

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vizitoi sot fabrikën e përpunimit të frutave dhe perimeve “Zdravo shpk”, në Lushnjë.

Ministrja Krifca bëri të ditur se, kjo është një sipërmarrje e ngritur nga 6 vëllezër dhe me mbështetjen edhe të programit IPARD, nga një punishte e thjeshtë dikur, sot arrin të prodhojë me një kapacitet të lartë deri në 5 mijë ton duke e trefishuar sasinë e prodhimit në 40 mijë kavanoza.

Sipas saj, “produktet janë të destinuara, jo vetëm për tregun shqiptar, por thuajse gjysma e prodhimit eksportohet në 37 vende të botës, e deri në SHBA”.

“Kompania e ka përmirësuar ndjeshëm teknologjinë e prodhimit, për përpunimin e domateve, trangujve, specave, ullinjve e perimeve të tjera, dhe ka 100 të punësuar duke kontribuar kështu ndjeshëm në ekonomitë familjare të fermerëve që shesin prodhimet në këtë fabrikë por dhe të të punësuarve në këtë fabrikë moderne”, tha Krifca

Krifca vlerësoi se, ka pasur një rritje të eksporteve të prodhimeve bujqësore dhe të agropërpunimit, rreth 25% krahasuar me vitet e kaluara.

“Ne duam që vlera e produktit të shtohet sa më shumë, përmes përpunimit në vend. Kompania është shembull ekselent i kësaj mbështetje dhe ne do të vijojmë me politikat tona të mbështesim pikërisht shtimin e fabrikave të tilla, e njësive përpunuese e grumbulluese”, tha ajo.///

error: