Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e pyetur pas mbledhjes së qeverisë nga gazetarët për problematikën e vajit të ullirit i cili nuk po gjen treg, tha se ka patur një mbimbjellje të territorit me rrënjë ulliri.
“Janë rreth 10 milionë rrënjë në të gjithë vendin, të mbjella pa një strategji të qartë dhe kjo sjellë më pas dhe një mbiprodhim”, tha ajo.
“Kemi një prodhimtari të lartë të vajit të ullirit por dhe të prodhimit të ullirit. Vetëm 20% e tij tregtohet aktualisht si ullinj në tregun tonë, dhe 80% e ullinjve përpunohet në vaj ulliri”, tha Krifca, duke shtuar se po punohet vazhdimisht edhe në kuadër ligjor edhe rregullativ.
Gjithashtu në kontaktet që ministrja Krifca ka pasur së fundmi me ministrin italian të Bujqësisë dhe ministrin francez, ka shprehur gatishmërinë për të fuqizuar më tej këtë sektor, me teknologji italiane por edhe për zgjerimin e tregjeve për të çliruar këtë problematikë.
“Është një punë në proces dhe po punojmë për ta adresuar”, tha Krifca duke shtuar se në vitin 2022 qeveria mbështeti me naftë sektorin e ullirit, pikërisht për të ulur koston e prodhimit për fermerët, ndërkohë që sektori i ullirit është futur edhe në IPARD 3.//
ME SHUME LAJME
Janinë-Kakavije. Greqia sfidon rrugët e florinjta të Shqipërisë me koston e autostradës së re
Greqia kërkon punëtorë për sektorin e hotelerisë
Sarandë. Foto vëzhgim: Koshat e mbeturinave, ‘kokëposhtë’, kamerat dhe pulëbardhat…