SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Nga Etleva XHAJANKA

Zinxhiri i mikpritjes dhe bujtinave, njësive të agroturizmit, kantinave të verës dhe identitetit rural që ofron Shqipëria ka qenë në fokus të një reportazhi guidë të prestigjiozes italiane “Corriere dela Sera”.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca ndau sot përmes rrjeteve sociale shkrimin e ”Corriere della Sera” me titull “Udhëtim me biçikleta në Shqipëri mes detit, qyteteve historike dhe tokave të egra”.

“Media prestigjoze italiane “Corriere della Sera”, i ka dedikuar një reportazh të gjatë bukurisë së Shqipërisë ku bie në sy zinxhiri i mikpritjes dhe bujtinave, njësive të agroturizmit, kantinave të verës dhe identitetit rural që ofron Shqipëria si një nga territoret ende të pazbuluara dhe autentike në Evropë”, shkruan ministrja Krifca.

“Një promovim fantastik për Shqipërinë tonë të magjishme rurale”, u shpreh ajo.

Përmes fotografive, “Corriere della Sera”, sjell larminë e vendeve që mund të vizitosh në Shqipëri, nga veriu në jug, shoqëruar edhe me sugjerime të strukturave hoteliere, agrobujtinave apo shtëpive shekullore të shndërruara në funksion të mikpritjes së turistëve.///

error:
%d bloggers like this: