SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Krifca: Vizioni ynë, sektor agroushqimor dhe peshkim të efektshëm

 Nga Etleva XHAJANKA

Bujqësia prioritet strategjik i Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, ishte në fokus të takimit “Vizioni për Shqipërinë 2030”,  që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama me komunitetin e donatorëve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca ndau në rrjetet sociale, foto të këtij takimi, ku ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe ministra të kabinetit qeveritar.

“Një ditë e ngarkuar pune me komunitetin e donatorëve, për Vizionin Shqipëria 2030, ku bujqësia është padyshim prioritet strategjik i Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit”, shkruan Krifca.

Ministrja tha se “vizioni ynë është zhvillimi i një sektori agroushqimor dhe peshkimi të efektshëm, inovativ dhe të qëndrueshëm në Shqipëri, i cili mund të përballojë sfidat afatmesme dhe afatgjata që lidhen me sigurimin e ushqimit dhe të reagojë ndaj sfidave të ndryshimeve klimatike, menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe biodiversitetit”.

“Gjithashtu, vijoj ministrja Krifca, të kontribuojë në rritjen e të ardhurave dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës duke i bërë më konkurruese familjet në zonat rurale, bazuar në politika që mbështesin përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përdorimin efikas të inputeve të bujqësisë dhe peshkimit, diversifikimin e aktiviteteve ekonomike si dhe njohuritë mbi inovacionet bujqësore”.///

error:
%d bloggers like this: