Qeveria shqiptare është angazhuar për krijimin e Parkut Kombëtar të Luginës së Vjosës që do të përfshijë dhe mbrojë të gjithë rrjedhën e lumit Vjosa nga kufiri grek deri në detin Adriatik, duke përfshirë degët e tij me rrjedhje të lirë.
Pas një pune intensive gjashtë mujore të ekipit prej 30 ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë, u dorëzua pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dokumenti “Vjosa Lumi i Egër – Park Kombëtar – Vizioni dhe Studimi i Fizibilitetit”, hartuar sipas standardeve ndërkombëtare të mbrojtjes dhe mban vulën e IUCN.
Tashmë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar planin e shpalljes të zonës së mbrojtur mjedisore “Park Kombëtar Lugina e Vjosës” dhe ka filluar procesin e këshillimit me komunitetin lokal e shoqërinë civile.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura informon se, dëgjesat publike do të mbahen në datat si më poshtë:
25 Janar 2023, ora 11:00, Qendra Kulturore Vlorë
27 Janar 2023, ora 11:00, Qendra Kulturore Tepelenë
30 Janar 2023, ora 11:00, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Në 13 qershor 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.
Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare.

ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’