SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri i Greqisë Mitsotakis zhvilloi vizitën në Livadhja (Finiq)

Nga Sofokli MEKSHI

Ishte kënaqësi që sot paradite, mes disa qindra banorëve të Bashkisë Finiq, të isha i pranishëm në Qendrën e Livadhjasë, për të pritur ardhjen e Kryeministrit të Greqisë, Kirjakos Mitsotakis.

Mes duartrokitjeve, kryetari i Bashkisë, Kristaq Kiço i uroi mysafiirit të lartë grek , mirëseardhjen , duke i kujtuar atij dhe të pranishmëve se, 31 vjet më parë , ata i vizitoi Kostandinos Mitsotakis. Dhe ja sot, i biri i tij, po kryeminister, vjen për të na vizituar. Populli i minoritetit, nënvizoi zoti Kiço, si edhe i gjithë populli vëlla shqiptar, ndeshet me vështirësi jetese e punësimi, për ujin e pijshëm, energjinë elektrike, infrastrukturën rrugore të fshatrave , etj,.

Duke falënderuar për ftesën dhe mikpritjen e banorëve, Mitsotakis tha: “Ju siguroj se nuk do lejojmë të kalojnë përsëri 31 vjet të tjera për t’ju vizituar. Ne si qeverri do të qëndrojmë pranë jush, për të zgjidhur, bashkarisht me qeverrinë shqiptare, problematikat që hasni në përditmërinë tuaj” .

Në vijishmëri të fjalës së tij përshëndetëse, kryeministri grek ,i këshilloi të pranishmit të qëndrojnë këtu, të punojnë e të jetojnë bashkërisht, ndërsa ne do tju ndihmojmë përherë.

“Unë do të jem një kryeministër i preokupuar për ju, problemet që keni do t’i bëj pjesë të punës time, kur të kthehem, në Athinë .

Qeverria ime do të ndihmojë Shqipërinë në rrugëtimin e saj për antarësimin në Bashkimin Europian..

“Gëzuar krishtlindjen dhe Vitin e ri 2023 ” -ishte urimi në fjalën përmbyllëse të takimit të Kryemionistrit të Greqisë Kirjakos Mitsotakis, me banorët e minoritetit grek, në zonën e Bashkisë Finiq. Pastaj mysafiri i lartë ,kaloi pranë të pranishmëve, duke takuar shumë prej tyre.

Më tej , një vizitë e Tij në shkollën e Livadhjasë u prit me këngë e valle nga nxënësit e saj të veshur me kostume kombëtare greke.

Axhenda e Kryeministrit grek u permbyll me një vizitë në Kishën e Livadhjasë.

Pas vizites ne Livadhja, Kryeministri i Greqisë, Kirjakos Mitsotakis fluturoi drejt Gjirokastrës për vizitën e planifikuar ne Bashkinë e Dropullit. (FOTOT:Sofokli Mekshi & sarandanews.al)///.

error:
%d bloggers like this: