Detaje të reja janë publikuar se fundi nga operacioni i goditjes së bandës së grabitësve në Greqi. Po ashtu janë publikuar foto edhe emra të shqiptarëve të arrestuar. Të arrestuarit e kësaj organizate janë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33-vjeç si edhe Altin Mustafaj 24 vjeç. Ndërkohë në kërkim është Armando Roko 20-vjeç.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona kryenin grabitje të ndryshme. Ata u shkonin dyqaneve duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen. Deri tani janë zbuluar 36 grabitje në Athinë, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua më 10 janar.///
ME SHUME LAJME
Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 dhjetor 2023
Parashikimi i motit, e martë, 5 dhjetor 2023
SOFT NEWS – Mbajtja e një qeni ul rrezikun e demencës