SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjashtë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar me shkopa bejsbolli punonjësit e një karburanti në Ksamil. Tre prej tyre janë identifikuar si Aurel Bakaj, Pëllumb Bakaj (vëllezër) dhe Kledis Godole, ndërsa për tre të tjerët nuk dihen detaje. E vetmja gjë që është mësuar është se të gjithë janë mes moshave 20 dhe 30 vjeç. Të rinjtë janë kapur gjatë një aksioni të zhvilluar nga forcat RENEA, që i gjetën në një zonë të thepisur e pyllëzuar në Ksamil.

Disa prej të arrestuarve kanë dëmtime dhe të çara sipërfaqësore në fytyrë dhe trup që janë shkaktuar gjatë konfliktit me punonjësit e karburantit dhe fillimisht janë dërguar për mjekim, më pas janë nisur procedurat për ndalimin e tyre.

Dy makina që përdoreshin nga të rinjtë e ndaluar janë gjetur të braktisura në hyrje të Ksamilit. Aurel Bakaj është një person me precedentë të mëparshëm penalë, i kthyer tri ditë më parë nga Gjermania.

Sherri ndodhi pasditen e djeshme. Një grup të rinjsh u futën me shkopa bejsbolli e leva hekuri për të rrahur punonjësit e karburantit. Të lënduar mbeten një djalë rreth 20 vjeç, punonjës i lavazhit dhe daja i tij rreth 45 vjeç, punonjës i karburantit. Të dy kanë marrë plagë të lehta në trup dhe kokë, por nuk ka qenë e nevojshme të hospitalizohen.///

error:
%d bloggers like this: