SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ksamili, perfshihet ne projektet e BERZH-it për zhvillimin e integruar urban dhe turizmin.

Pervec Ksamilit ne kete mbeshtetje per zhvillimin,BERZH ka planfikuar edhe Orikumi ne qarkun e Vores; qe te dyja zonat turistike, jane te mirenjohura perzhvillimet turistikek. që do të financohen përmes projektit të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për përmirësimin e infrastrukturës urbane, nxitjen e turizmit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të mbështetur turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero bëri të ditur në një deklaratë për mediet , se ndërhyrjet do të ndikojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonave, që më tej përkthehen në zhvillim ekonomik.

“Investimi në këto zona turistike përbën një shtysë në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në rajonin jugor të vendit, nëpërmjet financimit të projekteve të infrastrukturës. Të dhënat e korrikut tregojnë se numri i turistëve ishte 21 % më i lartë se në vitin 2019, që përkon me vitin para tërmetit dhe pandemisë. Në dy zonat që janë shtuar, Orikum dhe Ksamil, numri i pushuesve arriti në 300 mijë gjatë sezonit veror”, tha Vjero.

Marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe BERZH-it në vitin 2017 parashikonte ndërhyrjen në qendrat urbane, rikualifikimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës, ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillimin e marketingut të produktit, në Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Përmet. Me ndryshimet e miratuara sot në qeveri, zv/ministrja Vjero tha se në të njëjtën mënyrë do të ndërhyhet edhe në Orikum dhe Ksamil.///

error:
%d bloggers like this: