SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Prindërit shpesh e nënvlerësojnë rrezikun, megjithatë lodrat e fëmijëve mund të jenë shumë të rrezikshme për fëmijët e tyre të cilët mund të gëlltisin disa pjesë të vogla duke shkaktuar dëme serioze në organet e tyre delikate të brendshme, ashtu siç i ka ndodhur një amerikani të vogël, i cili gëlltiti magnet, shkruan focus.it.

Forca magnetike është baza e shumë lodrave në dukje “magjike”, ndërsa në realitet sekreti është një ligj i fizikës.Problemi, megjithatë, është se magnetët e montuar brenda lojërave të sotme janë shumë më të fuqishëm se ata të pranishëm në lodrat e së kaluarës dhe, për rrjedhojë, janë edhe më të rrezikshëm.

Nëse gëlltiten, për shembull, ato mund të shkaktojnë probleme me organet e brendshme, helmim gjaku dhe, në rastin më të keq, edhe vdekje.Familja Eberle e di mirë këtë, pasi ka pasur një përvojë të keqe pikërisht për shkak të dy magneteve.Katërvjeçarja Braden Eberle gëlltiti dy magnete të vegjël nga loja e vëllait të tij më të madh pranverën e kaluar. Në fillim nëna nuk u shqetësua shumë, sepse ishte e bindur se ajo nuk i kishte gëlltitur.

Braden, të nesërmen, filloi të kishte dhimbje të forta stomaku dhe, mjekja e familjes e vënë në dijeni të fakteve, e këshilloi ta çonte menjëherë në urgjencë.

Vogëlushja u operua me urgjencë dhe grafia tregoi se forca tërheqëse e dy magnetëve të fuqishëm kishte dëmtuar dhe shpuar muret e zorrëve, duke shkaktuar nekrozë në zonën e ngjeshur.

Dhe statistikat e ofruara nga organizata amerikane për mbrojtjen e konsumatorit (CPSC) për fat të keq konfirmojnë se ky nuk është një rast i izoluar: të paktën 33 fëmijë kanë gëlltitur magnet të pranishëm në lodra vitin e kaluar, duke rezultuar në vdekjen e një të vogël prej vetëm 20 muajsh dhe 19 operacione emergjente për heqjen e tyre dhe mbylljen e dëmtimit.

Me pak fjalë, ndoshta është e përshtatshme të shmangim lojërat shumë magnetike në të ardhmen. ///

error:
%d bloggers like this: