SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro duke u ndalur në rezultatet pozitive që shënoi sezonin turistik i këtij viti, falë punës dhe organizimit në disa drejtime të institucioneve, tha se stacionet e plazheve dhe stacionet për mjetet lundruese do të hyjnë në funksion brenda vjeshtës.

Nga data 1 deri 30 dhjetor do të jenë të hapura aplikimet për certifikimin e aktivitetin për ofrimin e mjeteve lundruese, po ashtu është koha për të aplikuar edhe për stacionet. Ndërsa në vitin 2023, 30% e plazheve do të jenë publike”, tha Kumbaro.

Duke marrë fjalën në takimin që u zhvillua në Durrës, mbi bilancin e sezonit turistik, ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, Kumbaro theksoi se, sezoni turistik nuk ka mbaruar dhe ai vijon deri më 15 nëntor, teksa e cilësoi tetorin si një sezon turistik më vete, për treguesit që shënon në lidhje me fluksin e turistëve që regjistron.

Turizmi i verës, ka sot ende plot rezervime në Kavajë, Durrës, Lezhë e Sarandë, fakt siç theksoi ajo, që tregon se kemi një rritje cilësore të turistëve në plazhe.

Sipas saj, karakteristikë kryesore e mbarëvajtjes së këtij sezoni ishte bashkëpunim i ngushtë me bashkitë dhe Agjencitë të Bregdetit, Mjedisit dhe të Zonave të Mbrojtura.

“Ka qenë një nga beharët më të suksesshëm. Kjo verë ishte një nga sezonet verorë më të pastër dhe jo vetëm, sepse Planin e Pastrimit Kombëtar të Pastrimit e filluam një vit më parë në gjithë territorin, por sepse dyfishuam të gjitha përpjekjet dhe forcat përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në vijën e bregdetit, duke pastruar plazhet 24 orë në ditë. Kemi pastruar 62 km linearë bregdet. Arritëm të krijonim një shërbim të standardizuar të stacioneve të plazhit, punë që për 2022-shin e nisëm më herët se çdo vit tjetër. Këtë sezon 1196 plazhe ishin në menaxhim publik nga Saranda në Shkodër dhe 1252 parcela u dhanë në menaxhim të përkohshëm të plazheve. Ndërkohë që sipas VKM-së, 20% është minimumi i detyrueshëm për plazhe publike, ne në 2023-shin do ta shtojmë në 30% të plazheve të jenë në menaxhim publik”, deklaroi Kumbaro.

Sipas saj, nga 1440 struktura akomoduese që janë gjithsej 5533 prej tyre janë kontrolluar plotësisht për respektimin e standardeve të shërbimit. Bashkitë kanë rritur të ardhura nga turizmi me 74% ndërsa shënohen 5 667 121 vizitorë të huaj që kanë hyrë në vendin tonë deri në datën 30 gusht (ku nuk përfshihen vizitorët nga Kosova, të cilët e kanë kaluar shifrën e mbi 2 milionë vizitorëve), ose 29% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me vitin e kaluar.

Kumbaro tha se turistët nga Anglia janë dy herë më shumë, Gjermania 60% më shumë vizitorë në 2022-shin, apo Spanja me 4 herë më shumë.

“Lëvizjet e tyre tregojnë se ka pasur një diversifikim të ofertës turistike, 41% e vizitorëve të huaj kanë preferuar turizmin malor, duke shënuar një nga tendencat e këtij viti. Rajoni Qendror shënoi 138% rritje të fluksit të vizitorëve, ndërsa agroturizmi ishte një tendencë e re frekuentimi. 3,3 milionë vizitorë kanë vizituar zonat malore dhe Alpet e vendit, çka tregon shtrirjen gjeografike dhe shtrirjen e sezonit turistik në Shqipëri, duke arritur objektin që të kemi turizëm të qëndrueshëm gjithëvjetor”, tha Kumbaro./ata///

error:
%d bloggers like this: