Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se fundi se, “nuk ka ndaluar për asnjë moment Plani i Pastrimit Kombëtar, në 1️2️ qarqet e Shqipërisë sepse investimi më i mirë për një vend të pastër është kujdesi që tregojmë sot ndaj mjedisit”.

Ministrja ndau sot në rrjetet sociale disa momente nga ditët e fundit të Planit të Pastrimit Kombëtar dhe falënderoi këdo që është angazhuar.

“Disa momente nga ditët e fundit, për të falënderuar këdo që është angazhuar në këtë detyrë të mirëfilltë patriotike, por edhe për të kuptuar se sa e vështirë është lufta me plehrat e ndërrimi mentaliteteve kur kemi një vit që pastrojmë pa pushim, por akoma përballemi me pisllëkun nëpër lagje e nëpër rrugët e qyteteve tona”, shprehet Kumbaro.///
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’