SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mirela Kumbaro tha në një intervistë për Report Tv se Shqipëria priti 6.4 milionë vizitorë të huaj nga janari deri në shtator të këtij viti, duke shtuar se rezervimet vijuan edhe gjatë tetorit për shkak të motit të mirë.

“Deri më 30 shtator, mbërritëm shifrën e 6.4 mmilionë vizitorë të huaj nga janari më 30 shtator dhe kjo shifër shkon përtej pritshmërive se është e barabartë me të gjithë vizitorët e huaj që kemi pritur në vitin 2019 që konsiderohet si viti më i mirë për turizmin. Nuk duhet të llogarisim mysafirët që vijnë nga Kosova pasi nuk regjistrohen më në pikën e kufirit të Morinës. Tetori ishte shumë i frekuentuar dhe një pjesë e bregdetit, Shëngjini, Durrësi, Kavaja dhe Saranda janë të rezervuara. Po ashtu në fundjava janë dhe Korça, Gjirokastra e Përmeti prej motit të mirë”, tha Kumbaro.

Teksa vitin tjetër pritet që 30% e plazheve të jenë publike, Mirela Kumbaro shprehet se gjatë këtij viti, pjesa më e madhe e pushuesve kanë preferuar strukturat private për shkak të shërbimit. Ndër të tjera, Kumbaro vuri theksin tek stacionet e ankorimeve të mjeteve lundruese duke thënë se nga dita e sotme (1 nëntor) mund të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit. Aplikimet online zgjasin deri në fund të muajit për të gjithë ata që duan të marrin në menaxhim stacione plazhi në të gjitha bashkitë.///

error:
%d bloggers like this: