SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Pirro NAÇI

Happy Traveller- Albania Një nga emisionet më të ndjekur të televizionit grek, SKAI. Emisioni i katërt për Shqipërinë…Këtë të shtunë kishte Sarandën dhe fshatrat rreth saj…Mbi gjysëm milionë ‘’turistë’’ të ardhur nga shteti fqinj për 2022-shin…Një emision shumë i bukur, dhe shumë i ndjekur në Greqi…

‘’Kur do të shkojmë prapë në Sarandë’’- ishte dëshira e të gjithë miqve të mi grekë që ndiqnin emisionin dhe më telefononin…Nuk më linin ‘’rrehat΄΄ të shikoja ‘’Sarandën’’ time!!! Ja se ç’farë të bën një emision televiziv… Ndërkohë mu kujtua edhe një fjalë e urtë popullore greke… “Κοιμάται και η τύχη του δουλεύει”- (‘’Ai fle dhe i punon fati’’)…Tre katër muaj më parë kisha një bisedë me Ambasadoren Shqiptare në Athinë, ndër të tjera edhe për turizmin. Kishte një shqetësim…kishte një dëshirë…Si të bënte sa më të njohur në opinin grek turizmin shqiptar… E pashë shumë të apasionuar dhe të proekupuar… Donte të merte një grup të gjerë gazetarësh dhe ti çonte në Shqipëri, të shëtisnin nga jugu në veri…Kishte edhe ide të tjera…

Nuk e di në se i realizoi apo e ka akoma në planet e saj… por emisioni që ndoqa sot për turizmin e Sarandës tek TV SKAI më kujtoi gjysmën e asajë fjalës së urtë- ‘’i punon fati’’… Të paktën Ambasadorja ka ide dhe shqetësime, gjë që nuk e shikojë në institucionet që merren me turizmin në Shqipëri.

Ministrja e Turizmit, qoftë edhe Kryeministri, apo edhe Bashkia e Sarandës presin ndonjë shkrim nga ndonjë gazetë fanceze apo angleze që të ‘’bëjnë’’ namin në Facebook…Ky i ‘’shkreti’’, gazetari grek, me një mollë në çantë, me pak biskota dhe një shishe ujë, ka bërë katër emisione deri më tani…’’hodhi bangën në erë’’-Τίναξε τη μπάνκα στον αέρα!…që thonë edhe grekët…

Emisioni ‘’happy traveller’’ në televizion, por edhe faqja e tij në rrjetet e ndryshme kap numra rekord nga ndjekësit grekë…Asnjë fjalë për të, asnjë reagim, rrjetet janë të ‘’mbyllura’’ si në kohën e ‘’kanaçes’’… Me Greqinë që e kemi tek dera e shtëpisë mundësitë për të dyfishuar apo edhe trefishuar numrin e turistëve janë një realitet…

Një destinacion që duhet ta shikojmë me realizëm dhe pa paragjykime. Jemi të vonuar…/sarandanews.al.///

error:
%d bloggers like this: