Nga Pirro NAÇI
Kur humbet kujtesën, janë shenjat e para të Alzheimerit.
Që dikush harron, nuk do të thotë se ai vuan nga kjo sëmundje. Për t’u ‘’bërë’’ pacient, duhen të ketë edhe simptoma të tjera, çorientime në kohë dhe në vend, vështirësi në shqiptimin dhe kuptimin e të folurit, pamundësi për të njohur etapa , kultura…të mos ketë frikë nga ligji… Edhe pse një sëmundje e zakonshme, në shumicën e rasteve, diagnoza nuk kuptohet në fazën fillestare…
Më 21 shtator, ishte Dita Ndërkombëtare e Alzheimerit. E vetmja që e ‘’kujtoi’’ ishte Ministrja e Kulturës, por me pak ditë diferencë, nga Durrësi, qyteti i para 3000 vjetëve!… Do ta kishte zili edhe Alois Alzheimeri’s , doktori gjerman që e zbuloi dhe i dha emrin sëmundjes. Ndoshta edhe ‘’Kushtetuta e Republikës’’, me nenin që thotë…. se Shteti… synon… mbrojtjen e trashëgimisë kulturore!
Epokat historike kanë sëmundjet e tyre, të cilat ndikojnë jo vetëm tek njerëzit, por edhe në karakterizimin e mentalitetit, kulturës, perceptimit të jetës dhe botës së një shoqërie, a të një epoke. Krahas Alzheimerit individual ka edhe një Alzheimer tjetër, atë kulturor, gjithnjë e më të përhapur. Është një sëmundje fatale për jetën, shoqërinë, politikën, intelektin.Humbja e kujtesës historike, ‘’Alt-histori’’.
Sot është 10 tetori, dita e ndarjes nga jeta e Luigji Maria Ugolinit. As sot, por as më 8 shtator që ishte dita e lindjes nuk e kujtoi njeri. Sikur vuajmë nga alzhaimeri. Kjo, më tepër për Ministrinë e Kulturës. Po Fondacioni Butrinti???…Po Akademia? Ugolini na ‘’dhuroi’’ një epokë të tërë, na dha një ‘’çertifikatë’’ gjeneologjike… Ugolini ëndërronte të ecte në rrugën e Shlimanit, njëri nga arkeologët më të mëdhenj të kohës moderne. Ai duke njohur mirë dhe lexuar ‘’Iliadën’’, kishte gjetur Trojën,.
Ugolini duke lexuar ‘’Eneidën’’ kërkonte të gjente kopjen e Trojës. ‘’Troja e Vogël’’-Butrinti i tij, u njoh nga UNESCO si një sit i trashëgimisë Botërore. Ai nxorri në dritë thesare të varrosura prej shekujsh. Ai zbuloi kulturat, na mbushi muzetë me gjetjet e tij. Gërmimet u kthyen në vende kryesore arkeologjike. Gërmoi epokat dhe bëri mitin histori.
Antikiteti dhe Butrinti është aristokracia e historisë sonë. Le ta kujtojmë atë, që të kuptojmë se i detyrohemi atij, që dimë se kush jemi! Shpresoja dje nga Bergamo, në konferencën ‘’Kultura do të shpëtojë botën’’, Kryeministri Shqiptar, si i ftuari i posaçm (jo nga ‘’Vëllezërit e Italisë’’) do t’i jepej mundësia të kujtonte edhe Ugolinin…Por ai kujtoi ‘’kontrabandën’’ e bërë me Di Maion për vaksinat… Histori ‘’pothuajse’’ si ato të Mbretit Zog, që kontrabandën me kokën e Deas së Butrintit na e ‘’shiste’’ si dhuratë për Musolinin.
Më lart përmenda ‘’alzheimerin’’e Ministrisë së Kulturës, por çfarë mund të themi për deklaratën e Kryeministrit dje nga Italia se ‘’pushtimi fashist…ka qënë një pushtim sikur të ishte diçka mëse e natyrshme’’… Mos ka ardhur ora të kujtojmë se kush ishte Benito Musolini? Se… ilaçi i ri i alzheimerit ‘’funksionon’’ vetën në fazën fillestare!//(sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sot, aktiviteti “Rinia Sarandë”.
Parashikimi i motit, e premte, 22 shtator 2023
Sarandë. Aksidentohet me makine një 71 vjeçare ne qytet