SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kur vjedh shtetin je hajdut, kur të vjedh shteti ç’farë është ?

Nga Pirro NAÇI

Kur një qytetar që vjedh shtetin është e rëndë dhe ai dënohet. Kur të vjedh shteti, padyshim atëherë nuk ka kush, por askush, të të ndihmojë dhe aq më tepër të veprojë që të hiqet padrejtësia dhe të ndalet ‘’vjedhja’’…Në këtë rast të shtetit hajdut, nuk ka as opozitë dhe as pozitë për të të ndihmuar, për të mbrojtur qytetarin nga paturpësitë e pushtetarëve…

Sot, të më falni që flas për ‘’hajdutë’’, por do të flas edhe për diçka tjetër. Do të bëjë ‘’nekrologjinë’’ e një vendimi dhe do të ‘’vajtojë humbjen’’ e një shprese, e lindur dhe ikur nga kjo botë si një ëndër. Shpresa që më shoqëroi më shumë se 30 vjet. Do ta kujtojë dhe nuk do ta harroj, më mësoi shumë…Në rradhë të parë për shtetin dhe pushtetin, se si tallet për shërbimin dhe trajtimin që të jep…

Për sarandjotët është i njohur problem i shesheve të ndërtimit… Tridhjet e ca vite më parë, kush mundi dhe kishte nevojë, bëri një kërkesë për një copë tokë, për një shesh ndërtimi, për një shtëpi apo për një veprimtari ekonomike. Si shumë të tjerë edhe unë… Me një vendim të Këshillit Bashkiak të 26-të viteve më parë lindi shpresa…Toka u bë e ‘’e imja’’…me vulë dhe me firmë të Këshillit Bashkiak. Nuk kaluan as tre vjet, përsëri një vendim i ri…Shteti dhe pushteti filluan të veprojnë… Kërkuan lekë dhe ua dhamë. Nuk ishin pak 600-700 € vetëm për një copë tokën pak m². Erdhi koha për ta hipotekuar në 2022-shin. Përgjigja nuk vonoi… ka mbivendosje…kaq! Asnjë fjalë më shumë… Mirë mo mirë, ata ma dhanë ata dhe ma morën, punë e tyre, nuk u bë qameti.

Jam njëri nga ata të 800 sarandjotët që i ‘’hyrëm’’ në pjesë Sulejmanit nga Delvina, kështu thonë. Ah këta kryeministrat edhe patriotë të mëdhenjë edhe pronarë të mëdhenjë ! Dynja dynja kjo botë, si dje edhe sot! Ndoshta kishte edhe rrugë të tjera për zgjidhjen e problemit si për trashëgimtarët ashtu edhe për qytetarët e Sarandës. Megjithatë i ‘’falënderoj’’ për mbivendosjen se mbaroi një odise e gjatë dhe e lodhshme 30 vjeçare… Një ëndërr që më lidh me Sarandën, ndoshta dhe me investimin…Por nga ana tjetër ato 600-700 eurot i dua të mi kthejnë, nuk janë të shtetit dhe të Bashkisë. Por as këtë nuk janë të gatshëm ta bëjnë… Nuk ka ligje thonë… Nuk më duhet kush e ka apo nuk e ka fajin, i doli apo nuk i doli i i zoti tokës, ka apo s’ka të drejtë Agjencia e Kthimit të Pronave, kush Kryeministër apo Kryetar Bashkie e bëri mirë apo nuk e bëri mirë punën, kam apo nuk kam të drejtë. Por, një përgjigje nga organet e pushtetit lokal e dua, e kanë për detyrë. Se pastaj, është sikur të shumëzojnë me zero, sikur të thonë ‘’ik pirdhu’’ ti dhe hallet e tua…Lekët,’’hip këtu e shiko Stambollin’’.

Në fund të fundit një qëndim zyrtar, një zgjidhje, një përgjigje për së mbari. Unë e kuptoj që është një problem ndoshta i ndërlikuar, ndoshta edhe i vështirë, por nuk shikojë që pushtei vendor ta kërkojë zgjidhjen qoftë brenda vetes qoftë edhe nga qeveria që i mban të gjitha problemet nën sqetull…dhe lëshon diçka sa herë që vinë zgjedhjet. Deputetët e Sarandës asnjë fjalë për këtë problem, asnjë prononcim. Pushteti lokal, organet shtetërore qëndrore dhe qeveria, mendoj se nuk duhet të ‘’fshihet’’ pas justifikimeve dhe duhet t’i japin zgjidhje këtij problemi. Jo gjithmonë fajin e kanë të tjerët, se pastaj krijojmë alibira, e shikojmë problemin jashtë vetes, madje edhe jashtë vendit, si një herë e që moti, tek armiku i jashtëm…

Jo mor jo, nuk e kanë fajin të tjerët. dhe as ai ’’Putini-Ivani i Tmerrshëm’’. Fajin e ka sistemi ‘’Ptu-ptu-tin’’ që kani krijuar…Mjafton të vendosësh në vende pune njerëz që mbajnë gjallë sistemin, servila, të babëzitur, të pa aftë dhe ta bëjnë më mirë punën se Putini/sarandaNews.al///

error:
%d bloggers like this: