ALI PASHA FILLOI PËR HERË TË PARË VAKSINIMIN NË MASË TË POPULLSISË NË SHQIPËRI, AKT KY QË ISHTE KREJT NË KUNDËRSHTIM ME ISLAMIZMIN; ME MJEKË TË HUAJ QË MBIKQYRESHIN NGA MJEKËT E TIJ.
AI NDËRTOI SISTEMIN E KARANTINAVE NË SHQIPËRI
Asokohe konsujt francezë në zotërimet e Ali pashës njoftonin se “murtaja vazhdonte me forcë në gjithë Shqipërinë”. Një vit më vonë, më 1817 sipas burimeve vendasete kohes, në qytetin dhe fshatrat e Gjirokastrës vdiqën nga kjo sëmundje rreth 6000 vetë.
Ali Pasha ndryshe nga pashallarët e tjerë osmanë të Ballkanit u përpoq të zvogëlonte sado pak pasojat shkatërruese të epidemive.
Por në mungesë të një personeli të gjërë mjekësor ai mori një seri masash profilaktike për të penguar përhapjen e tyre.
Së pari, organizoi në rrugët dhe grykat e kalimit sistemin e karantinës (lazareteve). Kështu, me të marrë vesh lajmin se në fshatin e Korçes kish rënë murtaja, dërgoi menjëherë reparte ushtarësh për të prerë gjithë komunikimet midis saj dhe Janinës, sidomos për të mos lejuar asnjë të huaj të futej në Janinë.
Së dyti, në kundërshtim me rregullin në Perandorinë osmane që s’lejojnte futjen e asgjëje të huaj në trupin e njeriut, Ali Pasha filloi për herë të parë në Shqipëri vaksinimin në masë të popullsisë.
Kur në pashallëkun e Janinës ra sëmundja e variolës, ai urdhëroi të bëhej vaksinimi i popullsisë me vaksinën e sapo zbuluar nga mjeku anglez Xheneri dhe ua dha këtë në sipërmarrje mjekëve të huaj që mbikqyreshin nga mjekët e tij. [1]
* * *
Përveç urdhrave që nxori për pastërtinë e qyteteve , ndërtimit të spitalit të Janinës , në vitin 1812 ai bëri të detyrueshme për të gjithë shtetasit e tij vaksinimin kundër sëmundjes së lijës të sapozbuluar nga mjeku me origjinë angleze, Xheneri, akt ky që ishte krejt në kundërshtim me islamizmin, i cili nuk lejonte futjen e barnave mjekësore në trupin e njeriut.
Pashai ua ngarkoi këtë vaksinim mjekëve të huaj . Janina kishte mjekë të talentuar si Xhorxh Skollaros që kishte studiuar në Vjenë, Llukas Via në Paris, Vjenë e Lajpcig. Ali Pasha dërgoi edhe në Napoli dy shqiptarë për të studiuar mjekësi.//R-SR//
ME SHUME LAJME
Besnikëria e qenit qi çon bukë të zotit poshtë rënojave të tërmetit në Turqi.
97 vjet më parë, shpikja e versionit të parë të televizorit
Mali i shenjtë i Tomorrit, ja misteri që qarkullon në NASA