SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Artisti Alkent Pozhegu tregoi se shpenzoi mbi 300 euro në materialet që përdori për të realizuar me grurë dhe oriz portretin e Rita Orës.

“Më janë dashur rreth 100 kilogramë drithëra,” – u shpreh ai, ndërsa sqaroi se ka pasur lloje të ndryshme të tipit: fara luledielli, grurë, oriz, fasule etj.

Pozhegu tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk mundi ta takonte këngëtaren, por ajo e pa realizimin e portretit të saj.

Për të realizuar veprën, artisti rrëfeu se ka nisur punë rreth orës 8:00 dhe ka përfunduar rreth orës 14:00.

Pozhegu tregoi gjithashtu rreth procesit të punës, që kishte disa seanca parapërgatitje. Ai u shpreh se merrte një foto, e studionte për të kuptuar më pas llojin e drithit që do e ndihmonte për të realizuar veprën dhe në fund ndërtonte skicën që do i vyente për të kuptuar ku do i vendosë të gjitha drithërat./java///

error:
%d bloggers like this: