Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dr. Ylli Çabirit.
Përmes një mesazhi ngushëllimi që ndau në rrjetet sociale, Kushi shkruan se, “kam patur fatin ta njoh nga afër profesor Ylli Çabirin, një mendje e ndritur dhe qytetar i denjë e i respektuar i Elbasanit”.
“I vlerësoj edhe sot idetë dhe këshillat e tij me vlerë që në ditët e para kur hyra në politikë, e më pas në momente të rëndësishme e ngjarje të shënuara akademike dhe politike”, u shpreh ministrja.
Kushi tha se, do ta kujtojë gjithmonë për urtësinë, thellësinë e mendimit dhe mbi të gjitha modestinë e një njeriu me vlera të rralla, që dha shumë për vendin dhe shoqërinë, por asnjëherë nuk kërkoi famë dhe lavdi.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës