Lara Colturi shkruan historinë e sportit shqiptar, duke u shpallur kampione bote për të reja në ski.
Talentja 16-vjeçare, ka dominuar në disiplinën Super G në pistën e Saint Anton të Austrisë, ku dominoi garën duke i dhënë kundërshtares zvicerane Stefanie Grob një diferencë me 65 të qindtat, dhe italianes Alice Calaba 72 të qindtat.

Vajza e kampiones italiane Daniela Ceccarelli, që mori nënshtetësinë shqiptare së bashku me të ëmën që mban edhe postin e trajneres së Kombëtares kuqezi, shihet si një nga protagonistet e skive në të ardhmen, dhe titulli i sotëm e tregon më së miri.///
ME SHUME LAJME
Protesta e 11 shkurtit. Rama: Nuk merrem me “gjeneralin e ushtrisë së vdekur” të non-gratës!
Lunxhiotët. Të dëgjuar dhe të veçantë qysh në kohët e largëta…por edhe sot.
Olympiacos merr në Athinë sulmuesin shqiptar