/01/04/2020/ Nga operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve, kanë përfituar edhe 70 qytetarë të Bashkimit Europian që kishin mbetur të bllokuar në Shqipëri për shkak të koronavirusit. Një vendim i tllë është vlerësuar maksimalisht nga ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca për të cilin Shqipëria tregoi sërish që është një shembull solidariteti në kohë nevoje.
“Faleminderit qeverisë shqiptare për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e më shumë se 70 shtetasve të vendeve anëtar të BE-së të bllokuar në Shqipëri nga shpërthimi i koronavirusi. Një tjetër shembull i prekshëm i solidaritetit konkret në kohë nevoje”, shkruan Soreca.
“Lasgushi” ka rikthyer në Shqipëri mbi 1000 shqiptarë që nuk kishin mundur të ktheheshin në vend për shkak mbylljes së kufijve nga koronavirusi. Ndërkohë që Shqipëria u tregua solidare, me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, një gjest i vlerësuar maksimalisht nga italianët, por edhe më gjerë, në një kohë kur edhe vendi ka nevojë./ //R-SR//
ME SHUME LAJME
Sot, aktiviteti “Rinia Sarandë”.
Parashikimi i motit, e premte, 22 shtator 2023
Sarandë. Aksidentohet me makine një 71 vjeçare ne qytet