SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

-Në Livadhja të Bashkisë Finiq u organizua një Manifestim kulturor i 9 pakicave kombëtare, një veprimtari komplekse e organizuar në qendrën kulturore “Katina Papa”  nga Agjencia AJMMI dhe e mbështetur  nga Ministria e Kulturës  si një projekt për promovimin e trashëgimisë dhe identiteteve kulturore në vendin tonë.

Në këtë veprimtari merrnin pjesë zyrtarë të Institucionit të Komitetit për Pakicat Kombëtare, përfaqësues të prefekturës së Qarkut Vlorë, diplomatë të huaj të akredituar në vendin tone si zëvëndësambasadorja e Greqisë në Tiranë Valia Pandarvani dhe konsulli I përgjithshëm I Greqisë në Gjirokastër, Dimitris Zaharidhis, përfaqësues të pakicave greke, maqedonase, arumune (vlllahe), rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare, përfaqësues të Institucionit të Komisionerit Kundër Diskriminimit, artistë popullorë, intelektualë, banorë vendas,  etj,.

Sipas drejtuesit të Qendrës AJMMI , Shkëlqim Hajno, “Veprimtaria komplekse përfshiu një angazhimm intensiv dymujor  dhe në sallat e kompleksit kulturor ”Katina Papa” u zhvillua një Konferencë kombëtare me fokus  “Pakicat Kombëtare në Shqipëri dhe sfidat e ruajtjes së identitetit Kulturor” aktivitetete kulturore artistike  dhe një minipanair me kulinarinë e pakicave greke nga fshatra të Finiqit.

Kryetarja ë Komitetit të Pakicave Kostandina Bezhani u shpreh sot për ATSH-n se “Një manifestim I tillë kulturor I pakicave kombëtarë në Shqipëri  ishte i pari i këtij lloji dhe përfshiu veç të tjerash një konferencë kombëtarë ku u prezantuan  veçoritë e sotme të pakicave dhe sfidat më të cilat ato përballohen, një ekspozitë e vlerave etnokultururoe të minoritetit etnik të Dropullit dhe Pogonit , një koncert I pasur artisik me folkun këngët e vallet e mrekulluieshme të pakicave greke si dhe një panair i kulinarisë tradicionale të amvisave të fshtrave të Bashkisë Finiq, që ishte edhe mikpritëse e aktivitetve të Agjencisë AJMMI të cilën e falënderojmë për cilësinë prurjeve sikruse falënderojmë Ministrinë e Kulturës që mbështet të tilla veprimtari promovuese”.

“Shqipëria  është bërë më e pasur me kontributet dhe perlat e krijuara nga  të gjitha minioritetet”-tha Bezhani.

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi , Robert Gajda   e përshëndeti këtë veprimtari promovuuese për vlerat e etnokulturës së pakicave në Shqipëri dhe u ndal në shqetësimin e vëmendjes  e deritanishme nga disa institucione shtetërore dhe media mbi mungesën e informimit të publikut për censusin e ardhshëm të popullsisë.

Sipas kryebashkiakut tw Finiqit, Kristo Kiço, “Udhwtimi I minoriteteve pas viteve  ‘90 wshtw mjaft i vwshtirw. Flas jo vetwm si drejtues I Bashkisiw Finiq por edhe I njw force politike sic wshtw MEGA. Ekzistenca  e minorteve nw shtetin shqiptar whstw njw vlerw e shtuar, por duhet ta kuptojmw si njw pwrcaktim nga historia.

Kiço vuri nw dukje pwr ATSH-nw se ka njw ngadalwsi tw pajustifikuar tw pwrgatitjen paraprake tw procesit tw censusit tw ardhshwm . Ky takim wshtw mjaft i vlefshwm –tha kryebashkiaku dhewpr tw vwnw nw dukje krenarinw e çdokujt pwr pwrkatwsinw e tij etnike”

Nenprefekti i Sarandës, Mirosh Birjani, i pranishëm në këto aktivitete, tha për ATSH-në: ”Në emër të Prefektit të Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj  përshëndet Ministrinë e Kulturës për mbshtetjen e një veprimtarie të tillë, e para e këtij lloji në vendin tonë dhe njekohësisht edhe organizatën AJMMI për kurorëzimin me seriozitete të promovimit të vlerave të çmuara të minoriteteve në vendin tonë”

Në Shqipëri, sipas Ligjit Nr.96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikëne  Shqipërisë” sot njihen këto pakica kombëtare: greke, maqedone, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare//sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: