Kryeministri Edi Rama, gjatë një emisioni televiziv bëri të ditur se sa i takon bizneseve si lokale, bare dhe parukeri, anë të fundit që do hapen. “Ajo që thashë për parukeritë, vlen edhe për dentistët pasi konsiderohen si vatra të rrezikshme, pasi një i vetëm i infektuar rrezikon ta shpërndajë infeksionin te shumë të tjerë. Lokalet do jenë të fundit që do hapen dhe deri tani s’di një vend ti ketë hapur lokalet. Nëse është miratuar do ta marrin shumë vende dhe kanë vendosur të mos i hapin shkollat. Sot kemi pasur një diskutim thuajse përfundimtar me Ministren e Arsimit, Ministren e Shtetit, Drejtorin e Agjencisë së teknologjisë dhe Inovacionit dhe besojë se nesër do të kemi një vendim përfundimtarë”,- tha Rama.
Kryeministri tha se “nuk të ekspozojnë rrugët e Shqipërisë, ku më mjafton të ruash distancat dhe je i mbrojtur dhe nuk nevojë ti trembesh infektimit, madje mendojë që kur je në rrugë dhe kur arrijnë të ruash distancat s’ke nevojë as për maska apo mjete të tjera mbrojtëse pasi të ruan distance”,- tha Rama.
“E kam thënë që ditën e parë, e kam bërë dhe vetë, që ne duhet të jetojmë sikur e kemi COVID-19. Mund të jemi të gjithë të infektuar asnitomatik dhe duhet të sillemi si të tillë duke ruajtur të tjerët dhe ruajmë edhe Shqipërinë dhe sistemin shëndetësor. Hapja do na ekspozojë përpara rritjes së numrit të infektuarve. Pyetja është sa do të rritet ? Kjo do të varet nga ne, inspektorët, ligjit dhe institucionet e zbatimit të ligjit janë të rëndësishme, por nuk zëvendësojnë atë që secili prej nesh duhet të bëj. Secili prej nesh duhet të bëjë rojen e vetes dhe të tjerëve”,- tha Rama.
ME SHUME LAJME
Himarë. Pranga për një 38 vjeçar. Rast i veprimtarisë kriminale kundrejt fitimit për trafikim klandestinësh.
Sarandë. Komuniteti Mysliman. Sot, dita e parë e Agjërimit.
Tepelenë,Teqeja Bektashiane e Baba Aliut në Turan, organizon ceremoninë e Festës së Sulltan Nevruzit