SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Lufta ndaj COVID-19/ Banka Botërore 20 milionë dollarë Shqipëris

/03/04/2020/ Banka Botërore ka miratuar një fond të parë  prej 1.9 miliardë dollarë për 25 vende të Europës dhe Azisë Qendrore.

Këshilltarja e Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore Greta Minxhozi, gjatë një prononcimi televiziv, deklaroi se përfituese e këtyre fondeve është dhe Shqipëria.

Ajo shtoi se po punohet me ekipet e Ministrisë së Financave dhe Shëndetësisë për të përcaktuar prioritetet dhe është çështje ditësh përgatitja e projekteve.

“Puna për përgatitjen e programit specifik të Shqipërisë ka filluar dhe ka një komunikim intensiv ndërmjet ekipeve të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Financave dhe Shëndetësisë për përgatitjen e prioriteteve që do të përfshihen në këtë program si dhe detaje të tjera teknike. Kushtet që po përgatiten këto programe janë një rast i paprecedent. Me përafërsi mund të shkojë deri në 20 milionë fondi për nevojat e emergjencës për sistemin shëndetësor”, deklaroi Minxhozi.

“Përveç kësaj mund të bëhen ristrukturime të projekteve ekzistuese të BB në Shqipëri, për të liruar fonde nga këto projekte dhe për ti përdorur për emergjencën shëndetësore. Ata janë duke punuar me intensitet shumë të lartë dhe është çështje ditësh dhe javësh që projektet të përfundojnë”, vijoi Minxhozi./R-SR//

error:
%d bloggers like this: