SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kur mosha nuk ka rëndësi. Kështu rezulton për një 101-vjeçar nga Britania, i cili ka arritur që të mposhtë koronavirusin.

Keith Watson, nga Mbretëria e Bashkuar ishte shtruar në spital për një operacion kirurgjikal në këmbë, dhe më vonë ka rezultuar edhe si i infektuar me virus, pas temperaturës së lartë, me të cilën është përballur.

“Shkuarja në operacion ka qenë një gjë dhe më pas kur e kemi kuptuar se ai është pozitiv në koronavirus, e kemi menduar më të keqen”, ka thënë një familjare e tij. Pavarësisht ditëve të vështira, 101-vjeçari i ka lënë pas ato, ndërsa ka dalë nga spitali.

Fotografia e tij me stafin mjekësor është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale. Sipas të dhënave të Unversitetit Johns Hopkins, deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 65 872 persona të infektuar dhe 7 993 të vdekur, si pasojë e COVID.//R-SR//

error:
%d bloggers like this: