SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Lulebora e Kopshteve Shqiptare – Vlerat E Panjohura Shëruese.

/21/04/2020/ Lulebora e Kopshteve Shqiptare – Vlerat E Panjohura Shëruese

/ AgroWeb//Ky topth petalesh delikate me ngjyra të ëmbla që të kënaqin shpirtin simbolizon mirënjohje, krenari dhe vlerësim.

Luleborës i janë thurur këngë e vargje dashurie, por simbolika e kësaj luleje të bukur që të kujton mbrëmjet e Pogradecit ose Shkodrën e mrekullueshme shkon përtej.

Lulebora në fakt është një lule që dhurohet në përvjetorin e katërt të martesës, ose i jepet një personi të lumtur, optimist dhe të ndershëm. Lulebora gjithashtu simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe besnikërinë.

Lulebora është zbuluar për herë të parë në Japoni. Në gjuhën angleze emrin e ka “Hydrangea” që vjen nga greqishtja e lashtë.

“Hydor” do të thotë ujë, ndërkohë që “Angos” do të thotë enë. Rrjedhimisht lulebora është si një enë uji duke iu përshtatur më së miri nevojës së luleborës për ujitje të vazhdueshme.

Lulebora gjendet pothuajse në të gjitha pikat e tregtimit të luleve në shumë qytete dhe rrethina.

Shumë shtëpi të shqiptarëve janë të mbushura me lulebore të ngjyrave t&eueuml; ndryshme nga bluja, e bardha dhe roza.

Luleborat shumëngjyrëshe janë karakteristikë e këtyre qyteteve të bukura shqiptare dhe mbjellja e tyre është një traditë që ka vazhduar prej shumë vitesh.

Në tregun floral në Shqipëri, lulebora shitet me një vlerë prej 400 Lekë për njësi dhe shumë kollaj mund të bëhet një pasion i vërtetë për kopshtin apo edhe ballkonin tënd.

Përveç hijeshisë së saj të pakundërshtueshme, lulebora njihet si një bimë e jashtëzakonshme terapeutike.

Në botë ekzistojnë katër deri në pesë lloje luleborë, rrënjët dhe bishtat e të cilave janë përdorur prej shekujsh në terapi të ndryshme dhe kura shëndetësore.

Veçanërisht për të luftuar gurët në veshka, infeksionet në fshikëzën e urinës, prostatën dhe alergjitë nga polena ose pluhuri./R-SR///

error:
%d bloggers like this: